Keto dy dite ka nje debat ne twitosferen shqiptare ne lidhje me ate qe sipas meje me nxitim po quhet “censure”, sepse per mua keto raste sporadike ende s’mund te quhen censure. Censura meriton emrin e tille kur nxitet dhe ushtrohet nga institucionet. Keto jane vetem raste ku individe private, te prekur ne nje menyre apo ne nje tjeter, kerkojne qe te mos publikohet nje lajm a nje pjese e nje lajmi. Personalisht kam mbi nje vit qe merrem me persona te tille, qe per arsye serioze apo dhe banale kerkojne qe te fshihet dicka qe eshte publikuar nga dikush. Keto raste i kam hasur dhe vazhdoj t’i has gjate administrimit te Galeria Shqiptare (galsh.com). Vipa te ndryshem te shqetesuar per ndonje foto apo koment me kerkojne qe t’i heq ato. Javet e fundit jam kercenuar madje nga avokati i nje prej kengetareve me te njohura shqiptare (emrin se gjej te rastit ta publikoj) se nese nuk marr masa per disa foto dhe komente do te me hedhin ne gjyq. Dicka e ngjashme ka ndodhur dhe para disa muajve per nje lajm e publikuar te Laj.me
Histori e gjate moral i shkurter: keto s’jane ende masa censuruese, vetem shqetesime te privateve qe bezdisen per ndonje info te publikuar ne internet! Por nje gje eshte e sigurte; interneti po merr dhe nder shqiptare nje rol me rendesi dhe kete mesemiri e tregojne keto ngjarje.
Latest Updates: censure RSS
-
Keto dy dite ka nje debat ne twitosferen…
olti




